​Haxhi Krasniqi në konferencë për media

Boksi

​Haxhi Krasniqi në konferencë për media

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 09:34

(E plotësuar) - Kampioni botëror në boks në versionin WBA/IBO Haxhi Krasniqi mban konferencë për media. 

***

Kampioni i Botës në Boks, Robin Haxhi Krasniqi, sot do të qëndrojë në Kosovë, raporton KosovaPress.

Ai ka njoftuar se në ora 11:00 do të mbaj një konferencë për medie ku do të flas për arritjen e tij të fundit, ku e fitoi titullin e Kampionit të Botës në boks, duke e mposhtur gjermanin Bosei me nokaut në raundin e tretë.

Ai ka thënë se vjen në Prishtinë për ta sjellur titullin në Prishtinë si dhe amanetin në vend.

TAKIM ME MEDIA NË PRISHTINË

Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time.

Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri.

Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10. në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Swiss Diamond Prishtinë.

Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend.

Ju mirpresim të Enjtën me 15 Tetor në ora 11:00 në Swiss Diamond në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat