Haxhi Krasniqi konfirmon revanshin me Dominic Boesel

Boksi

Haxhi Krasniqi konfirmon revanshin me Dominic Boesel

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 12:25
Haxhi Krasniqi

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi ka konfirmuar se ka kontratë për të zhvilluar revanshin ndaj kundërshtarit të tij, Dominic Boesel.

Boksieri nga Juniku është kthyer në Kosovë vetëm disa ditë pasi ka fituar titullin e botës në boks.

Krasniqi ka mposhtur gjermanin Dominic Boesel, por tashmë ka konfirmuar se ka kontratë për të zhvilluar edhe revanshin.

“Unë kam kontratë me boksu me Dominic Boesel”, ka thënë fillimisht Krasniqi në konferencë.

“Por, atij i duhen një kohë deri në gjashtë muaj për me u kthye komplet, mu shëruar dhe me qenë i vetëdijshëm dhe në ushtrime maksimale për të qenë i sigurt”.

“Unë normal që jam i pajtimit për revansh pasi kam edhe kontratën. Me mbrojt titullin e botës është çdo ndeshje shumë shumë e vështirë, por besoj që unë i marrë me shumë qejf përgjegjësitë e mëdha”, përfundoi boksieri jonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat