Krasniqi: Titujt e fituar do t’i dërgojë te Adem Jashari në Prekaz!

Boksi

Krasniqi: Titujt e fituar do t’i dërgojë te Adem Jashari në Prekaz!

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 14:11
Krasniqi: Titujt e fituar do t’i dërgojë te Adem Jashari në Prekaz!

Haxhi Krasniqi është duke mbajtur një konferencë për media në Prishtinë pasi triumfoi ndaj Dominic Boesel, të cilin e mposhti me nokaut në rundin e tretë në meçin që u zhvillua të shtunën mbrëma në Magdeburg.

Krasniqi është kthyer edhe në vendlindje, ku dje u dekorua nga Presidenti.

Kampioni i botës iu falenderua të gjithëve për përkrahjen dhe paralajmëroi se në orën 14:00 e ndien si obligim që titujt e fituar t’i dërgojë edhe në Prekazin legjendar.

“Unë jam mirënjohës dhe e ndiej vetën shumë të vogël dhe me shumë borxh për atë vend, ata e kanë sakrifiku jetën për ne. Atij vendi i përkulem gjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat