Çka i tha babai Haxhi Krasniqit në fillimet e karrierës?

Boksi

Çka i tha babai Haxhi Krasniqit në fillimet e karrierës?

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 23:35
Haxhi Krasniqi

Kampioni i botë në versionin WBA/IBO Haxhi Krasniqi, ka treguar sakrificat e tij në fillimet e karrierës në këtë sport.

Krasniqi tha se ka pasur kritika të shumta nga babai i tij.

“Ndeshjen e parë e kam bërë kur i kam pasur 18 vjet. I kam pasur 75 boksuar me një gjerman i cili i ka pasur 95 kilogramë. Aty ma dhanë humbje. Unë është dashur që të punojë shumë fish më shumë si i huaj. Unë nuk e kam ditur asnjë fjalë gjermanisht. Bile kur më thonte trajneri “Ziehlen, ziehlen” që i bie me godit. E pyetësha vëllaun çi bie, ai më thonte “Godite”. Ndeshjen e dytë e kam fituar pastaj edhe të tretin kam humbur”.

“Kur e kam pësuar edhe humbjen e dytë babai më ka disa fjalë shumë të rënda që gjithë jetën do t’i kujtojë. Ai më tha: Shiko se nuk është mirë për prindin me të pa duke humbur. Mundesh me marrë ndonjë goditje edhe me përfunduar në tokë. Mendoje mirë se duhet punë këtu”.

“Dy apo tre ditë kam qenë në mjegull. Kam vendosur e kam marrë çantën edhe kam shkuar. Prej asaj dite kam pasur shtatë vjet pa humbur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat