Khabib thotë se McGregor nuk do ta fitojë më asnjë titull në UFC, pasi sipas tij ai pi, nuk ka fokus.
Kampioni i UFC, Khabib do të përballet me Justin Gathje për titullin e UFC 254 në Islandë.
Ndërkaq duke folur në një intervistë për “Yahoo Sport”, Khabib tha se McGregor nuk do të fitojë më asnjë titulll në UFC, pasi pi shumë dhe nuk është i përqendruar.
“Unë mendoj se ai nuk do të fitojë më tituj të UFC-së, pasi nuk është i përqendruar, pi shumë – ai nuk e meriton vëmendjen time”, tha ai.