Kosova në Bullgari, Demolli – gjyqtar kryesor

Boksi

Kosova në Bullgari, Demolli – gjyqtar kryesor

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 12:49
Kosova në Bullgari, Demolli – gjyqtar kryesor

Kombëtarja e Kosovës do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar në Bullgari. 

“Nesër me 19 tetor ekipi i Kosovës në boks udhëton në Bullgari, ku boksierja Donjeta Sadiku 60 kg do ta përfaqëson Kosovën në turneun e madh ndërkombëtar “Balkan” që mbahet në Botevgrad, nga data 19 - 25 tetor.

Kombëtarja e Kosovës do të përfaqësohet edhe nga trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar (AIBA) Latif Demolli i cili do të ndanë drejtësinë.

Nikoqiri ka njoftuar se ky turne do te jete njeri nder turnetë më të mëdha për vitin 2020 për boksiere (femra) dhe se pjesëmarrës do të jenë disa prej shteteve me te fuqishme ne boks”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat