Infeksion në këmbë

Boksi

Infeksion në këmbë

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 19:59
Infeksion në këmbë

Khabib Nurmagomedov ka dhënë lajmin e trishtë se kushëriri i tij Umar Nurmagomedov nuk do të duelojë në eventin UFC-254, që zhvillohet pas një jave në Abu Dhabi (në Fight Island).

Një infeksion në këmbë ka detyruar kushëririn e Khabib, njëkohësisht edhe anëtar i stafit trajnues të kampionit të botës, të tërhiqet nga ky event.

Umar nuk ka asnjë problem me Covid-19, por dueli i tij me Sergey Morozov është anulluar.

Në këtë event do të duelojë edhe vetë Khabib Nurmagomedov, që do të  mbrojë titullin e kamoionit të botës në peshën e lehtë ndaj Justin Gaethje. Për fat të mirë, Khabib nuk ka asnjë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat