“Tysoni shqiptar” në ring kundër rusit

Boksi

“Tysoni shqiptar” në ring kundër rusit

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 21:01
“Tysoni shqiptar” në ring kundër rusit

Nuri Seferi i rikthehet ringut më 31 tetor.

Boksieri shqiptar i njohur si ‘Tysoni Shqiptar’ më 31 tetor do të boksojë në Rusi, kundër boksierit rus, Murat Gassijev.

Ky meç do të zhvillohet në Soçi.

Njoftimi i Nuri Seferit, pa ndërhyrje:

Te dashur miq,doja t’ju informoja qe ne daten 31 Tetor do te zhvilloj ndeshjen time te radhes ne Rusi (Soçi). Nje ndeshje shum e veshtir edhe e planifikuar ne nje kohe shume te shkurter,per shkak edhe te situates qe po perjetojm me covid-19,por eshte nje sfide qe e kam pranuar me shum kenaqesi!

Kundershtari eshte Murat Gassijev,nje super boksier me fam boterore…Me shpresen per fitore,me mbeshtetjen tuaj morale,me punen time te palodhur edhe me ndihmen e Zotin shpresoj te kalojm nje mbremje te paharruar sebashku!Ju pershendes e ju jam mirenjohes te gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat