Britaniku nuk donte të qëndronte pushim

Boksi

Britaniku nuk donte të qëndronte pushim

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:15
Britaniku nuk donte të qëndronte pushim

Boksieri francez Carlos Takam (39 fitore, 5 humbje e 1 barazim) dhe gjermani Agit Kabayel (20 fitore e asnjë humbje) janë dy kandidatët e mbetur në garë për t’u përballur me Tyson Fury më 5 dhjetor, në Londër.

Të dy boksierët janë në renditjen e “top-15” boksierëve më të mirë në kategorinë WBC, titull që mban Fury. Takam, 39 vjeç, ka patur edhe më parë shansin të duelojë për titujt kampionë në peshën e rëndë, kur në vitin 2017 dueloi dhe u mund nga Anthony Joshua.

Gjithsesi, Takam ka fituar 4 duelet e fundit. Ndërsa Kabayel është 28 vjeç dhe nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij, ashtu sikurse Fury (30 fitore e 1 barazim).

Fury duhej të përballej në dhjetor ndaj Deontay Wilder, në sfidën e tretë mes tyre, por ky duel është anuluar. Britaniku nuk donte të qëndronte pushim, ndaj vendos të duelojë në Angli këtë vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat