Pas triumfit të madh në UFC, Khabib përfundon në spital!

Boksi

Pas triumfit të madh në UFC, Khabib përfundon në spital!

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:33
Khabib Nurmagomedov

Është e konfirmuar nga drejtori i UFC-së se Khabib Nurmagomedov ka përfunduar në spital, pasi ka thyer këmbën dhe gishtat e këmbës.

Rusi arriti që me mjeshtri ta mposhtë kundërshtarin e tij Gaethje qysh në rundin e dytë, duke ia ndaluar atij frymarrjen.

Khabib, dje njoftoi edhe pensionimin e tij nga ky kompeticion, kjo si shkak i vdekjes së babait të tij.

E drejtori i UFC, White tha se ai ka thyer këmbën dhe është në spital aktualisht.

“Ne jemi të gjithë me fat që e pamë atë duke luftuar sonte sepse me sa duket ai ishte në spital me një këmbë të thyer tre javë më parë”.

“Unë mendoj se ai ka thyer dy gishtërinj dhe një kockë në këmbën e thyer, kjo është ajo që më tha stafi I tij mjekësor”.

“Ai kurrë nuk i tha askujt, thjesht po ecte si normal, ai është një nga qeniet më të vështira njerëzore në planet”, përfundoi Dana White.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat