Donjeta Sadiku e fiton medaljen e argjendtë në Bullgari

Boksi

Donjeta Sadiku e fiton medaljen e argjendtë në Bullgari

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:17
Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit ‘Balkan’, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë këtë fundjavë.

Donjeta në finale u përballë me kampionen botërore, brazilianen Ferreira Beatriz, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60kg.

Boksierja nga Kosova u mposht nga braziliania, pavarësisht se shfaqi luftë të fortë.

Donjeta bëri luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat