Mike Tyson: Lumturia për mua është vdekje

Boksi

Mike Tyson: Lumturia për mua është vdekje

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 00:33
Mike Tyson

Mike Tyson është hapur për jetën e tij në dokumentarin e realizuar nga Netflix, që e përshkruante si kampionin e botës për pesha të rënda.

Ai tashmë është duke u trajnuar nga Rafael Cordeiro, për ndeshjen e radhës për filmin në Netflix, e që bazohet mbi jetën e tij personale, shkruan Daily Star.

Një ditë gjatë xhirimeve, Cordeiro pyeti Tyson se çfarë do të thotë lumturia për të, ndërsa përgjigjja ishte mjaft emocionale.

“Lumturia për mua është vdekje, sepse kam parë shumë gjëra të këqija dhe humba shumë gjëra në jetën time”, është shprehur ai.

Më herët gjatë këtij viti, Mike kishte thënë se është nuk frikësohet edhe nëse vdes: “Po, nuk frikësohem. Për mua është më e komplikuar të jetoj se sa të vdes”.

54-vjeçari nuk ka luftuar më që nga viti 2015, atëkohë kur mundi Kevin McBride.

Ai ishte ndër të parët boksier që arriti të marr tituj si WBA, WBC DHE IBF, për të cilat u mundua shumë gjatë karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat