Hearn: Wilder duhet të ketë kujdes

Boksi

Hearn: Wilder duhet të ketë kujdes

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:25
Hearn: Wilder duhet të ketë kujdes

Pasi humbi titullin kampion bote në shkurt të këtij viti dhe të drejtën për të zhvilluar triologjinë në dhjetor, boksieri amerikan Deontay Wilder nuk do të ketë shansin të duelojë sërish për titullin kampion deri në vitin 2022.

I këtij mendimi është Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit.

Sipas Hearn, bota po përgatitet për një duel të madh mes boksierëve britanikë Tyson Fury (WBC) dhe Anthony Joshua (WBA, WBO dhe IBF), sfidë që do të unifikonte titujt kampionë bote. Kjo sfidë, apo dy të tilla, do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndaj për Wilder nuk ka asnjë shans të duelojë për titullin.

“Për mua Wilder tashmë ka perënduar si boksier. I ka merituar të gjitha fitoret dhe paratë, por tani koha e tij ka mbaruar. Ndaj, i uroj fat në të ardhmen. Ky është një sport i rrezikshëm, ndaj Wilder duhet të ketë kujdes në të ardhmen, pasi është më i vjetër se rivalët e tjerë”, th Hearn.

“Ajo që mund të them është se Wilder e humbi shansine  tij, pasi nuk ka për të zhvilluar triologjinë me Fury. Ai nuk do të duelojë për titullin kampion deri në vitin 2022, pasi edhe Joshua, nëse fiton ndaj Pulev, ka për të zhvilluar dy duele të tjera në vitin 2021. Ndaj, për Wilder nuk ka më hapësira”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat