Paralajmërohet meçi i madh

Boksi

Paralajmërohet meçi i madh

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:38
Paralajmërohet meçi i madh

Dueli i parë mes boksierëve britanikë Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të zhvillohet në maj ose qershor të vitit tjetër. Lajmin e konfirmoi promotori i boksit Eddie Hearn, njëkohësisht menaxheri i Joshua. Ndërsa dueli i dytë mes dy kampionëve të botës në peshën e rëndë mund të zhvillohet në nëntor ose dhjetor të vitit 2021.

Hearn beson se Joshua do të mbrojë titujt kampionë këtë dhjetor, kur do të përballet me bullgarin Kubrat Pulev, i mandatuar nga IBF. Po në dhjetor do të duelojë edhe Fury, që pritet të ketë një rival të lehtë përballë, pas anullimit të triologjisë ndaj Deontay Wilder.

Lajmi i keq për fansat e dy boksierëve është se dueli i parë mes Fury dhe Joshua mund të zhvillohet larg Britanisë së Madhe, pasi edhe ofertat financiare nga Amerika apo Arabia Saudite janë më të mira.

“Dy duelet mes Joshua e Fury do të zhvillohen në periudhat maj/qershor dhe nëntor/dhjetor. Njëri nga këto dy duele do të zhvillohet në Angli, tjetri nuk është vendosur ende. Ofertat që do të vijnë do t’ua prezantojmë dy boksierëve dhe ata do të vendosin”, thga Eddie Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat