Tyson po përgatitet

Boksi

Tyson po përgatitet

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:38
Tyson po përgatitet

Trajneri i njohur i boksit Freddie Roach, ka folur në lidhje me duelin-shoë që boksieri Mike Tyson do të zhvillojë më 28 nëntor ndaj Roy Jones Jr. Kjo do të jetë sfida e parë pas 20 vitesh e 54-vjeçarit “Iron Mike”, një legjendë e peshës së rëndë. Një duel me 8 raunde, që sipas Roach mund të ketë një fund të papritur.

Sipas trajnerit të boksit, Mike Tyson është një boksier që nuk e kupton konceptin e duelit show, apo spektakël dhe se ai po përgatitet për një duel të vërtetë boksi, për një luftë me rivalin në ring. Tetë raundet do të jenë nga 2 minuta secili.

“Bisedova me Mike Tyson para 10 ditësh dhe pashë që ai nuk e kupton konceptin e një dueli spektakël.

Mike qeshi kur ia thashë këtë gjë. Ai është një boksier i shkollës së vjetër, që ka vetëm një marsh, atë që ecën përpara. Unë di vetëm që kur të bjerë gongu, Mike do të hidhet në sulm, ashtu si dikur. Unë mendoj se ai do ta fitojë duelin”, tha Freddie Roach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat