Ky e kërcënon Chisoran

Boksi

Ky e kërcënon Chisoran

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:52
Ky e kërcënon Chisoran

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk përgatitet për duelin e 31 tetorit ndaj britanikut Dereck Chisora, sfidë që do të zhvillohet në Londër.

Usyk. I pamposhtur në karrierën e tij (17 fitore, 0 humbje), beson se do ta fitojë shumë kollaj këtë sfidë. Madje ai shprehet se ndaj Chisora do të mjaftojë vetëm gjysma e fuqisë së tij për ta hedhur rivalin në tapet.

“Sa më shumë të qëndrojë në këmbë aq më shumë grushta dhe dëmtime do të marrë Chisora. Do ta hedh shumë kollaj në tapet. Edhe unë mund të marr ndonjë goditje, por kur unë t’i jap ato rivali im do të pësojë dëmtime të rënda.

Ky është një test që do ta kaloj shumë mirë dhe kollaj. Do të më mjaftojë gjysma e fuqisë së grushtit tim për të kaluar këtë pengesë”, tha Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat