Turneu “Adem Jashari mbahet me 22 nëntor! FBOXK-ja kërkon që klubet t’i mbajnë kuvendet zgjedhore  

Boksi

Turneu “Adem Jashari mbahet me 22 nëntor! FBOXK-ja kërkon që klubet t’i mbajnë kuvendet zgjedhore  

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:55
Turneu “Adem Jashari mbahet me 22 nëntor! FBOXK-ja kërkon që klubet t’i mbajnë kuvendet zgjedhore  

Federata e Boksit të Kosovës, njofton se me 22 nëntor do të mbahet turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” në boks.  

“Dje me 28 tetor federata mbajti mbledhjen e rregullt të bordit.
U diskutua për organizimin e suksesshëm të turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, pjesëmarrja në turnetë ndërkombëtarë

“Grand Prix” në Zagreb dhe pjesëmarrja në turneun ndërkombëtar për femra “Ballkan” në Sofje.
Pjesëmarrja e Kosovës në këto dy turne ishte e suksesshme ku ne dy turnetë arritëm të fitojmë medalje dhe boksierët tanë bën paraqitje të mirë.

Bordi morë vendim: 1. Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian për të rinj me datën 11 deri 23 nëntor në Budvë.

2. Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian për të juniorë, 23 nëntor - 3 dhjetor Sofje.
3. Organizimi i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” mbahet me 21 – 22 nëntor në Prishtinë

4. Organizimi I Kampionatit Individual për të gjitha grupmoshat ne javët e para të muajit dhjetor.
5. Të gjitha klubet e boksit janë të obliguara të mbajnë kuvendet e rregullta zgjedhore deri në javën e fundit të muajit janar”, njofton FBOXK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat