White: Khabib do të rikthehet edhe për një duel

Boksi

White: Khabib do të rikthehet edhe për një duel

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:51
White: Khabib do të rikthehet edhe për një duel

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se Khabib Nurmagomoedov, kampioni i botës në peshën e lehtë, mund të rikthehet edhe një herë të fundit në kafaz. Rusi, pas fitores ndaj Justin Gaethje në eventin UFC-254, deklaroi se do të largohej përfundimisht nga UFC-ja, si një premtim që i kishte dhënë nënës së tij, se ky do të ishte dueli i fundit.

Gjithsesi, 6 ditë pas asaj deklarate, vjen ajo e numrit 1 të arteve marciale mikse. “Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me Khabib. As vetë trajneri i tij nuk e di. Gjithsesi, do t’ju them një lajm. Unë dhe Khabib kemi biseduar pas duelit të tij të fundit”, tha Dana White.

“Atë natë, pas sfidës me Gaethje, ai ishte shumë emocional në deklaratat e tij. Bisedova me të dhe kam një ndjesi se ai do të rikthehet në kafaz edhe për një duel të fundit”, tha White.

“Ai dëshiron të korrë suksesin e 30-të në karrierë dhe ta mbyllë 30-0. Ndaj, mendoj se do të rikthehet. Këtë gjë ka dashur edhe babai i tij dhe mendoj se Khabib do ta nderojë dëshirën e babait të tij, për ta mbyllur karrierën 30-0”, tha Dana White.

Khabib Nurmagomedov, për momentin ka arritur 29 fitore dhe 0 humbje në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat