Boksierët profesionist sërish po marrin goditje te fuqishme nga pandemia

Boksi

Boksierët profesionist sërish po marrin goditje te fuqishme nga pandemia

Nga: Avdyl Salihu Më: 31 tetor 2020 Në ora: 11:52
Avdyl Salihu

Boksi Profesional po goditet serish me një grusht të fuqishëm nga Pandemia botërore “Covid 19” pasi shumë shtete po japin urdhër për mbylljen e palestrave si dhe organizimeve me publik. Ky urdhër po ndikon psikikisht, fizikisht por besa edhe financiarisht tek sportistet, trajnerët si dhe tek promotorët që po detyrohen ti mbyllin palestrat si dhe te anulojnë ndeshjet e tyre dhe eventet e  parapara. 

Unë si menaxher i boksit profesionist poashtu po ndihem keq pasi vazhdimisht po kemi probleme me menaxhimin e ndeshjeve për boksierët e mi dhe mund te them lirisht se gjate pandemisë me se paku 10 ndeshje me është dashur ti anuloj pasi gjithnjë dilte diçka e paparashikuar dhe kjo ishte një goditje e madhe për vet boksierët qe përgatiteshin ndoshta edhe nga 3 muaj dhe ne javën e fundit vinte vendimi për anulim.

Situatën e krijuar mund të përballojnë vetëm Kompanitë e mëdha botërore qe organizimet do ti shfaqin nëpërmjet internetit “pay per view” ku çdo kush qe dëshiron te shoh ndeshjen drejtpërdrejt do te duhet te paguaj kyçjen ne internet me shumën e caktuar. Mirëpo fatkeqësisht ne këto spektakle vend do te kenë vetëm boksier me rekorde te mira ku realisht është edhe problem te depërtosh. 

Me një fjalë boksierët janë në “nokdaun” nga situata dhe nëse vazhdon kjo situate te zgjate, mendim i imi është se shumë prej boksierëve do të detyrohen te largohen nga sporti aktiv, pasi te njëjtit nuk do jene aktiv me stërvitje dhe kjo do te ndikoj shume ne psiken e tyre por edhe ne përgatitjet fizike qe me pas do ta kenë të vështire të riaktivizojnë pas një kohe.

Nga ana tjetër, dëshpërimi do jetë i madh dhe kjo do të ndikoj shume ne psiken e tyre sidomos ata që tanimë kanë krijuar edhe familjet e tyre. Por mbetemi ne shpresë se kjo nuk do të ndodh dhe së shpejti do të gjendet ndonjë vaksinë apo vetvetiu do largohet pandemia dhe sportistët do të kthehen aty ku e kane vendin, ne ring ku edhe dinë të vallëzojnë më së miri në jetë. 

Autori është menaxher i boksit profesionist, ArenaRing Management Promotion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat