Oleksndr Usyk – Anthony Joshua, spektakël i madh në botën e boksit

Boksi

Oleksndr Usyk – Anthony Joshua, spektakël i madh në botën e boksit

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 09:56
Oleksndr Usyk – Anthony Joshua

Ka përfunduar meçi në mes Oleksndr Usyk dhe Dereck Chisora.

Fitues i këtij meçi është Oleksndr Usyk i cili ka arritur që në dy raundet e fundit të tregoj performancë të jashtëzakonshme me pikë. Meçi u vlerësua 117-112, 115-113 , 115-113 në të mirë të tij.

Përgjithësisht ka qenë një luftë e fortë me të dy bokserët që kanë treguar rivalitet të jashtëzakonshëm.

Kësisoj boksieri ukrainas vazhdon të mbetet i pamposhtur, pasi nga 19 ndeshje të gjitha i ka fituar.

Tani 33-vjeçari do të jetë i detyruar të ndeshet me Anthony Joshuan për ta mbrojtur titullin e WBC.

Shumë shpejtë do të mësohet edhe koha e këtij meçi të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat