Wilder akuzon Furyn se kishte futur “diçka të fortë”...

Boksi

Wilder akuzon Furyn se kishte futur “diçka të fortë”...

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 11:30
Wilder akuzon Furyn se kishte futur “diçka të fortë”...

Deontay Wilder ka akuzuar Tyson Fury për mashtrim në dy luftat e fundit.
Ish kampioni i botës në kategorinë e rëndë në WBC, Denotay Wilder ka akuzuar kampionin aktual, Tyson Fury, për hile gjatë dy luftave që boksierët patën së fundmi.

“The Bronze Bomber” beson se Fury kishte futur një objekt në formën e një veze, që pastaj kishte lënë një shenjë në ftyren e tij.

Fury fitoi ndaj Wilder duke u shpallur kampion në kategorinë e rëndë në WBC, në shkurt të këtij viti, 14 muaj pas barazimit kontravers që dyshja pati në Los Angeles.

“Unë e pash këtë në luftën e parë kur Ricky Hatton ta vuri dorezën. Është e pamundur për doreza të reja të thyhen. Unë jam shumë i bindur që ti vendose diçka aty, diçka të fortë që më la shenja në ftyrën time” – u shpreh Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat