Usyk pasi e rrahu Chisoran, ja çfarë thotë

Boksi

Usyk pasi e rrahu Chisoran, ja çfarë thotë

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 11:46
Usyk pasi e rrahu Chisoran, ja çfarë thotë

Oleksandr Usyk thotë se synimi i tij është të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës dhe jo thjesht kampion botë, pasi e rrahu Derke Chisoran me një paraqitje mbresëlënëse të shtunën në një meç të kategorisë së rëndë në Londër.

Usyk e bëri edhe një hap drejt luftës për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në vitin 2021, pasi e rrahu bindshëm Derek Chisoran të shtunën në Arenën SSE në Londër.

Usyk, ish-kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë gjysmë të rëndë, i mori disa goditje të forta nga boksieri veteran i Britanisë së Madhe. Por ukrainasi e përdori shpejtësinë e tij dhe lëvizjet madhështore për ta kontrolluar luftën.

Chisora u tregua u guximshëm dhe i qëndrueshëm për një 37-vjeçar por e kishte të pamundur ta ndiqte ritmin e Uyskun në ring. Uyskun boksoi në mënyrë të përkryer duke qenë tejet i saktë në goditjet e tij dhe duke e mbajtur në distancë britanikun.

33-vjeçari fitoi me pikë 115-113, 115-113 dhe 117-112.

Uyskun e fitoi meçin e 18-të në karrierë dhe mbeti i pamposhtur për të mbetur në binarë për titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBO, i cili mbahet nga Anthony Joshua.

I pyetur nëse synimi i tij është për t’u bërë kampion bote në kategorinë e rëndë, Usyk u përgjigj: “Patjetër. Kampion i padiskutueshëm i botës, jo thjesht kampion bote”.

“Kategoria e rëndë është test i vërtetë. Chisora është gjigant, shumë i fortë. E prisja një luftë të tillë, më të vështirë bile”, shtoi ai.

Joshua do të luftojë kundër Kubrat Pulev në dhjetor dhe nëse fiton, do ta mbrojë titullin në WBO kundër Uyskun në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat