Vendim i papritur i Nuri Seferit pas nokautit që pësoi nga rusi!

Boksi

Vendim i papritur i Nuri Seferit pas nokautit që pësoi nga rusi!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 21:12
Vendim i papritur i Nuri Seferit pas nokautit që pësoi nga rusi!

Mediumi rus ka raportuar se boksieri Nuri Seferi – “Tyson shqiptar” ka vendosur që t’i varë dorëzat pas nokautit që pësoi mbrëmë nga rusi Murat Gassiev, në kategorinë e rëndë, meç që u zhvillua në Sochi të Rusisë

“Kundërshtari i Gassiev, Nuri Seferi, i dha fund karrierës së tij pas disfatës!

Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka vendosur të largohet nga sporti pasi u nokautua nga rusi Murat Gassiev. Një përfaqësues i sportistit shqiptar iu ka thënë gazetarëve gjatë të dielës së sotme”, raporton “REN TV” nga Rusia, transmeton mediumi “Iz.ru”.

Image

Shkrimi i sotëm i mediumit rus

“Boksieri shqiptar 43-vjeçar Nuri Seferi do ta përfundojë karrierën e tij pasi u nokautua nga rusi Murat Gassiev”, raporton “REN TV”!

Pavarësisht raportimeve në media ruse, mbetet që fjalën e tij zyrtare të thotë Nuri Seferi, se do t’i jap apo jo fund karrierës aktive në boks!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat