Fury zgjedh rivalin

Boksi

Fury zgjedh rivalin

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 19:01
Fury zgjedh rivalin

Boksieri britanik Tyson Fury ka bërë zgjedhjen e tij për sfidën e radhës. Rivali për duelin e 5 dhjetorit do të jetë gjermani Agit Kabayel, i njohur si ish-kampion i peshës së rëndë për Europën (EBU).

Sipas mediave britanike, stafi i Fury i ka dërguar kontratën Kabayel për ta firmosur dhe pritet që përgjigjja të vijë brenda kësaj jave.

Natyrisht pozitive. Gjermani do të zërë vendin e amerikanit Deontay Wilder, teksa triologjia mes Wilder dhe Fury është anulluar.

Kabayel është i pamposhtur në karrierën e tij (20 fitore, 0 humbje), ashtu sikurse edhe Fury, që mban titullin kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBC. Duelin e fundit Kabayel e ka zhvilluar në korrik të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat