Bici një ambasador i denjët i popullit shqiptar në Muay Thai

Boksi

Bici një ambasador i denjët i popullit shqiptar në Muay Thai

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 14:26
Bici një Ambasador i denjët i popullit shqiptar në Muay Thai

Populli shqiptar lirisht mund të shënoj në librin e personave që kanë lërë gjurme sportive dhe emrin e Ervis Bicit edhe atë me shkronja të arta. Me dy tituj të fituar evropian dhe katër herë kampion i Italisë me një disiplinë sportive si Muay Thai nuk është e lehtë te arrish sidomos kur te fillon sportin ne moshë të shtyrë siç është rasti me Ervisin i cili ka filluar ëndrrën e tij në moshën 35 vjeçare.

Ai tani edhe pse ka 39 vjet ndihet ende në top forme dhe assesi nuk lejon te mendoj  për tu larguar nga sporti aktiv përkundrazi beson shumë se do ndeshet shumë shpejt edhe për tituj evropian e botëror në versionin WBC. Historia e sportistit shqiptar i cili jeton dhe vepron ne Itali është mjaft interesante andaj portali për sporte luftarake “ArenaRing” ka zhvilluar një interviste ekskluzive ku do ta paraqesim me poshtë.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me këtë sport dhe na thuaj per fillimet e juaja?
Bici:
Historia ime ka nisur nga viti 2014 ku për të hequr stresin psikologjik nga humbja e babait, më shtyu ti përkushtohem sportit për te kaluar dhimbjen. Kështu nga meraku që nuk arrita ti puth duart e babait, pësova një traumë psikike, ku më shkaktojë të kisha frikë të rrija i vetëm në çdo ambient. Mbas 4 muajsh stres vendosa të regjistrohem në artet marciale mix në MMA. Për gati një vit jam stërvitur në palestrën "Tuveri Akademy në fshatin ku jetoja.

Në një festë sportive në zonën ku jetoj, filloj aventura ime e karrierës. Një sportist që i pëlqente bulizmi fillon të sfidojë gjithë mjeshtret që ishin prezent aty, trajnerët dhe sportistët që pranonin sfidat me te përfundonin në barelë. Ishte bashkëshortja që më ndezi dëshirën për tu ndeshur, ku për një moment më thotë ‘futu në ring dhe shkepe në dru këtë llafazan, dhe mos hajde në shpi pa e rrahur mirë’.

Kundërshtari ishte peshë e madhe mendoj 20 kg më i rëndë se unë dhe gjatë luftimit kuptova qe kisha thyer fytyrën nga goditjet e rënda që punonte me grushte, në raundin e tretë kuptova që po humbisja ekuilibër dhe po e humbisja betejën, në momentin qe ra gongut e filloj ndeshjen fort ku mbështes  kundërshtarin në cepin e ringut dhe e përfundoj me KO. Kundërshtari dorëzohet duke ngritur dorën lart, më kujtohet që trainerët më kanë tërhequr në krah zvarrë për mos e goditur më atë llafazan bulo. Kjo luftë më përfundojë në spital, mbas ndeshjes ndjeva dhimbje të forta në fytyrë te pjesa e syrit majtë, ku doktorët më operuan pjesën që ishte thyer në mollëzën poshtë syrit në shumë fraktura...

Doktorët më këshilluan për një vit mos të zhvilloj aktivitete sportive ku rrezikoja ta thyeja përsëri. Më pas më ka telefonuar kushëri për tu stërvitur bashkë,  aty i tregova për ngjarjen çfarë kish ndodhur dhe që isha operuar. Kushëriri, Ermirian Bici që ma mësoi disiplinën Muay Thai duke parë shpirtin tim luftarak filloj të më stërvit në garazhin e shtëpisë me stërvitjet e tij të tmerrshme, dua të them që më shumë besim kishte ai te unë, se sa unë te vetja. Stërvitjet e tij ishin tmerrësisht të forta dhe nganjëherë e urreja tmerrësisht. Mbas një viti stërvitje intensive në vitin 2016 në moshën 35 vjeçare kushëriri më thotë tani je gati për tu ndeshur në ring. Zhvilloj dy ndeshje në kontakt të lehtë por kundërshtarët përfundojnë në ko dhe më skalifikun ku nuk pranohej kontakti plotë, aty kuptova që kushëriri nuk ishte për tu urryer nga stërvitjet e forta, por për ti dhuruar medaljen...

Tashmë ishte koha për ndeshje më serioze. Ndeshje e parë serioze e kam zhvilluar në Eventin wolf of the ring. Ujqërit e ringut në Milano. Ndeshja filloj dhe mbas 50 sekonda ndeshja përfundoi me KO  duke i thyer brinjët kundërshtarit me shkelm. Fitorja nē këtë Event hapi rrugët drejt karrierës ku filluan të merrnim ftesa në shumë evente të rëndësishme.

Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?
Bici:
Muay Thai ka marr një zhvillim të madh vitet e fundit në Itali dhe askush nuk e tregon se si e njëjta u ngrit aq lart, por unë e kam analizuar. Sak Kaoponlek mbasi jeton në Itali me shumë se 20 vite ka zhvilluar shume seminare në të gjithë Italinë ndërkohë që ka trajnuar edhe shume sportist të mirë. Për ketë motiv ne gjithë Italinë është rritur niveli fal thjeshtësi teknike të Sak Kaopolek.

Stërviteni nga kushëriri juaj dhe legjenda tajlandeze Sak Kaponlek, çfarë domethënie kane ata për ty?

Bici: Disiplinën Muay Thai e mësova nga kushëriri, çdo betejë kemi luftuar bashkë dhe ka qen mbështetje e madhe morale. Më pas u bashkuam dhe me legjendën tajlandeze Sak Kaoponlek. Për mua kanë shumë domethënie trajnerët, nëse ti ndjehesh mirë shpirtërisht me trainerat, mjafton një shikim dhe je i gatshëm për luftë. Te trajnerët marr energji, kam besim te ata, dhe ata kam besim te unë, të bashkuar krijojmë forcën.

Ndonje moment qe keni pasur me ata për te zbuluar?
Bici:
Momente të bukura janë gjitha ndeshjet por në veçanti kujtoj një pjesë që po luftoja në ring dhe kundërshtari mu përgjigjtë njësoj me grushte, kushëri ishte në cepin e ringut dhe ulërinte me të madhe ku më thonjte ‘lufto për Brendon, djalin tim, lufto për gjyshin, lufto për babin, zgjohu nga gjumi dhe shkatërroje dhe kështu luftoja si egërsire nga fjalët motivuese.

Nga ana tjetër, me Sak Kaoponlek ka qen ndeshja e fundit ku për të me motivuar para se te ngjitem ne ring  më ulërin fort, ‘kundërshtari nuk është askush ti je egërsirë shkatërroje atë. Kundërshtari e mban veten të ri, ta shohim kush kockë është me e forte e jotja apo e kundërshtarin që është një fëmijë para teje’. këto ishin fjalët frymzuse që më bën te futem i qet ne ring. Fjalët motivuese të trajnerëve  kanë ndikuar në ndeshjet e mia pozitivisht.

Sukseset e juaja?
Bici:
22 ndeshje i kam në total, ku prej tyre katër here jam shpall kampion Italie si dhe dy herë kampion Evrope në Muay Thai.

Planet e juaja për të ardhmen?
Bici:
Planet e mia janë të ndeshem përsëri, por nuk mundem ta përcaktoj për shkak të pandemisë, kjo histori më kanë anuluar ndeshjen e dhjetorit. Por dëshira ime është të përballem me Anglezin për titull  WBC.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Bici: Familja më ka mbështetur gjithmonë dhe më ka ndjekur Në çdo ndeshje të zhvilluar. Në veçanti vëllai madh Armelini qē më ka dhen mbështetje të madhe morale.

Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?
Bici:
Në Shqipëri bashkëpunoj me shumë sportistë, ku dhe i trajnoj kur gjendem në vendlindje. Në veçanti bashkëpunoj me ulkojën korçare, Joana Kiptiu që ka fituar titull Italie, dhe një titull Eventi në Gjirin e lalëzit, ‘Ervis Bici FIGH NIGHT’. Dhe vajzën nga Kukësi Ermira Rexhmati e kemi zbuluar si talente. Gjithë nxenesit vajza dhe djem sterviten me programet qe ju japin çdo dite. Në itali kemi shumë nxenes italian dhe shqiptarë.  Trainer Miro ka zbuluar dhe një talent shqiptar i Kosovës, Bleon Hoxha ku ka arritur fitoj titull Evrope ne Muay Thai.

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja?
Bici:
Ndjeja më e mirë e këtij sporti është kur mjeshtrat të vendosin monkolin në kokë dhe luten rreth teje. Ndjej madhështore është kur tingëllon muzika e Elez Isufit dhe me flamur në dorë drejtohesh drejt ringut, është ndjesi sikur të fluturosh si shqiponjë. Ndjeja më e keqe është kur të thonë duhet ta lesh sportin nga mosha që ke!? Por kjo ndjenjë e keqe sjell dhe pozitivistet sepse dua t’ju tregoj që kjo puna e plakjes është në mēndjen e juaj dhe jo në mëndjen time. Unë jam djalë i ri, pik.

Njifeni si person i cili çdo vit organizon evente te medha ne Gjirin e Lalzit dhe gjithnjë ato janë humanitare por edhe jofitimprurëse, çka te shtyn te besh ketë?
Bici:
Në Gjirin e Lalëzit kam organizuar katër Evente të mëdha ne bashkëpunim me Arena Ring Management Promotion. Çdo ndeshje dhe Eventet e mia kanë qen humanitare, çdo njëri nga ne e ka një batanije për tu ngrohur në shtëpi. Mendoj dhe për ato që i zë gjumi jashtë që nuk kanë buk të hanë. ndjehem mirë shpirtërisht kur ndihmojmë dikë në nevojë. Nuk më pëlqen kjo pjesa të ngopem dhe mos të mendoj për ato qe se kanë mundësin.

Dëshira për ti dhënë mundësinë rinis shqiptare drejt sportit, më ka shtyrë fakti qe dhe rinia shqiptare ka ëndrra njësoj si unë në fëmiri.  Ne Shqipëri ka shumë vullnet dhe energji. Nuk më ka pëlqyer fakti të jem i famshëm, famën time e kam ndarë me rinin shqiptare, kam trajnuar vajza dhe djem që nuk u njihnin si talentë... Në Shqipëri ka talenta me qindra si puna ime djem dhe vajza.

Disa here ndeshjet e juaja ia keni përkushtuar personave me nevoja te posaçme, si e kane prit ketë gjest tendin publiku?
Bici:
Pothuajse të gjitha ndeshjet e mia i kam përkushtuar personave në nevojë. Por nuk i kam bërë shumë reklamë kësaj pjese.  Publiku nuk ka shumë informacion te kjo pjesë e dedikimeve për shkak qe nuk kam folur shumë. Normal publiku e pēlqen shumë gjestin human. Humanizëm për mua do të thotë të ndihesh mirë shpirtërisht, nuk më pëlqen fakti të bëj humanizēm dhe ta marrë vesh bota çfar bējë. E përsëris, e bëj për humanizëm jo për reklamë.

Vitin e kaluar ju dha rasti për tu ndeshur për titullin evropian WBC, a mendoni per nje revansh dhe a ka gjasa e njëjta ndeshje te zhvillohet ne Shqipëri?
Bici:
Vitin e kaluar jam ndeshur për titull Evrope - WBC ku nuk arrita ta fitoj ndeshjen. Synimi im bashkë me stafin është të përballemi përsëri me anglezin, por për shkak te Covid 19 është shumë e vështir te zhvillohet ne Shqipëri. Për mua me rëndesi është te zhvillohet si ndeshje. Ketë pjese e vendosin promotorët e WBC se ku do zhvillohet përballja.

Jeni zbulues edhe te talenteve te rinj ku gjithashtu te njëjtëve ju jep rastin te ndeshen edhe ne Itali. Te frymëzon kjo dhe a mendon se te ardhmen Ervisin do ta shohim edhe si trajner i kombëtares shqiptare ne Muay Thai?
Bici:
Në Shqipëri kam nxënës qe janë talent që i kam zbuluar para dy vitesh, dhe e pëlqejnë disiplinën e Thay Thai. Shumë  te rij ju kam dhen mundësinë te ndeshen ne Itali dhe Francë, me frymëzon pjesa kur rina shqiptare ngrenë flamurin e kombit. Kjo gjë ka shumë vlera për popullin tonë. Të triumfosh me flamur ne arena të mëdha, kjo gjë me bën krenar. Do ishte ëndërr të themeloja një federatë Muay Thai në Shqipëri , në të ardhmen do punoj për te themeluar një federatë.

Kush janë personat me te vlefshëm ne karrierën tende qe do shprehe rastin ti falënderoje publikisht?

Bici: Falenderoj Nënën, bashkëshorten, djalin tim Brendon, vëllezërit, kushëririn Ermirian Bici dhe gjithë familjarët e mi. Falënderoj Legjendën Sak Kaoponlek dhe gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur gjithmonë. Normal dhe mikun tim, bashkëpunëtorin nga ArenaRing,  Avdyl Salihi.

Njiheni edhe si person qe ka prirje edhe ne Art, respektivisht ne vizatimin e piktuarave por edhe shkrim te poezive.

Mendon ndonjëherë te hapesh një ekspoziturë ku do paraqitesh punimet e juaja?
Bici:
Në vitin 2013 kam shkruar një histori sipas imagjinatës ku dhe vizatoja për ti dhenë kuptim përrallës që po shkruaja. Në një galeri artesh i tregoj një  profesoreshe historinë time sipas imagjinatës dhe u impresionua nga tregimet dhe vizatimet e mia.

Historia ishte një vezë galaktike kish ren nga qelli dhe kështu filloj jeta e njerzimit ku e tregoj në formë përralle. Në kohë e lirë mē pëlqen të pikturoj mbasi kam kryer një kurs pikture. Më pëlqen te shkruaj thënie, gjithashtu dhe poezi. Me pëlqen te shkruaj për jetën, se si duhet te kemi një shëndet të plotë për të qen te ri gjithmonë. Shkruaj shumë për çdo gjë lidhje me jetën. Më pëlqen shumë filozofia, shkruaj shumë për bulizmin në përgjithësi, sidomos neper shkolla dhe ambientet publike. Jam duke shkruar dhe 3 libra njëkohësisht.... Një roman për popullin Ilir, një mitologji e imja.

Një libër tjetër flet për gjithë aventurat e mia rreth luftërave në rrugë dhe ring. Dhe një libër tjetër që flet për ndihmën që kam dhëne ndaj vajzave shqiptare që shfrytëzoheshin. Për te hapur një galeri artesh mendoj se me duhet te bej një kurs serioz për te përmirësuar teknikat.

Na thuani sa piktura keni bere deri tani dhe sa poezi?

Bici: Deri tani kam pikturuar më shumë se 50 piktura.  Poezi dhe thënie kam shkruar pa fund. Kam shkruar disa fletore me thënie filozofike. memorien e telefonit e kam plot me shkrimet e mia personale. Çdo gjë që e përjetoj në moment e shkruaj në telefon dhe e fantazoj ne formë filozofike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat