Mendez: Unë nuk e di se çfarë ka në mendje Khabib

Boksi

Mendez: Unë nuk e di se çfarë ka në mendje Khabib

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 11:06
Mendez: Unë nuk e di se çfarë ka në mendje Khabib

Pas Dana White, presidenti i UFC-së dhe trajneri Javier Mendez ka deklaruar se kampioni i pamposhtur i botës në peshën e lehtë, rusi Khabib Nurmagomedov, do të rikthehet në kafaz për një duel të fundit.

Khabib, pas fitores ndaj Justin Gaethje në eventin UFC-254 (29 fitore, 0 humbje), deklaroi tërheqjen e tij nga UFC-ja, si një premtim që i kishte bërë nënës së tij pas vdekjes së babait disa muaj më parë.

Gjithsesi, Mendez, trajneri i Khabib, u shpreh se ajo deklaratë e rusit ka qenë emocionale pas duelit. “Pas duelit Khabib ishte në lot dhe i ngarkuar emocionalisht. Unë e di se çfarë tha dhe koha do të vërtetojë nëse do ta mbajë fjalën apo do të rikthehet në kafaz”.

“Unë nuk e di se çfarë ka në mendje Khabib, unë e dua, e trajnoj dhe jam trajneri i tij. Rikthimi apo jo është çështje e tij, por babai i Khabib donte që ai ta mbyllte karrierën me rekordin 30-0. Unë di që Khabib është i ri për t’u tërhequr”, tha Javier Mendez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat