Joshua do të duelojë ndaj bullgarit! Çfarë thotë Arum?

Boksi

Joshua do të duelojë ndaj bullgarit! Çfarë thotë Arum?

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 14:49
Joshua do të duelojë ndaj bullgarit! Çfarë thotë Arum?

Promotori i njohur i boksit, Bob Arum, ka folur për të ardhmen e peshave të rënda, duke nisur nga dueli i 12 dhjetorit.

Këtë ditë, kampioni i botës, britaniku Anthony Joshua do të duelojë ndaj bullgarit Kubrat Pulev.

“Pulev e fiton këtë duel dhe bëhet kampion bote”, u shpreh Arum, që bën një parashikim surprizë.

“Joshua u mund edhe nga Andy Ruiz, ndaj kjo humbje nuk do të jetë një surprizë e madhe”, tha Arum për “Daily Mail”.

Pavarësisht kësaj, ai shprehet se sfida e dyshtë mes Joshua e Fury, dy boksierëve britanikë, do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Kjo është një sfidë që garanton të ardhura të mëdha për të gjithë.

“Janë ata që na e kanë propozuar këtë duel, madje dy të tilla. Unë jam kundër revanshit. Ata kanë frikë se humbasin titujt, por Fury e fiton shumë lehtë duelin me Joshuan, madje brenda 2-3 raundeve”, tha Arum.

“Ata insistojnë për dy duele dhe ne jemi dakord. Fury nuk ka më asnjë detyrim ndaj Wilder. Nëse Fury ka dëshirë të përballet me të, le ta bëjë pas dy dueleve me Joshua. Unë mendoj se Fury do të shkruajë historinë”, tha Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat