Turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ më 21-22 nëntor! Gjashtë shtete në Fushë Kosovë

Boksi

Turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ më 21-22 nëntor! Gjashtë shtete në Fushë Kosovë

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 12:34
Turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ më 21-22 nëntor! Gjashtë shtete në Fushë Kosovë

Federata e Boksit të Kosovës vendos që turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” në boks, do të mbahet me 21-22 nëntor.

“Federata e boksit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut më të madh ndërkombëtar në boks “Adem Jashari” që do të mbahet me 21- 22 nëntor.
Deri me tani konfirmimin e kanë bërë 6 shtete: Bullgaria, Zvicra, Sllovakia, Maqedonia, Mali I Zi, Shqipëria, dhe presim konfirmimin  nga Suedia dhe Kroacia.

Për shkak se palestra e sporteve në Prishtinë është e rezervuar për aktivitetet tjera ndërkombëtare europiane, turneu “Adem Jashari” do të mbahet në palestren e sporteve “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë, ku i plotëson te gjitha kushtet e kërkuara nga federata botërore AIBA, për mbajtjen e kësaj gare të madhe ndërkombëtare që është në kalendarin e garave botërore AIBA dhe kalendarin e garave Evropiane EUBC.

FboxK do të respektoj këshillat e dalura nga IKSHPK, MKRS,M.SH. që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajner, delegat, mjek sportive etj.) turneu do te zhvillohet pa publik.
Gjysmëfinalet do të organizohen me 21 nëntor nga ora 17h.
Finalet me 22 nëntor nga ora 12.00.

Gyqtarë: Latif Demolli; Baftjar Abazaj – Shqipëri, Aliriza Rexhepi; Agim Shala, Agim Tahiraj, Safet Syla, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Marigona Beadini dhe delegat: Sylejman Voca, Nadir Shllaku, mjeku Kujdestar: Agron Kamberi”, njofton Federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat