Joshua: Pas duelit me Pulev do të vë duart...

Boksi

Joshua: Pas duelit me Pulev do të vë duart...

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 12:34
Joshua: Pas duelit me Pulev do të vë duart...

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA e WBO), ka deklaruar se prej kohësh mendon edhe për titullin e vetëm që i mungon, ai i kategorisë WBC. Ky titull mbahet nga patrioti i tij Tyson Fury.

Dy boksierët britanikë synojnë të zhvillojnë 2 duele vitin e ardhshëm. “Të mbaj të gjithë titujt e peshës së rëndë ka qenë gjithnjë dëshira ime më e madhe. Unë do ta marr edhe titullin WBC. Dëshiroj të dueloj me më të fortët, sfidat e rëndësishme”, tha Joshua.

“Ka vetëm një mënyrë për t’u bërë më i mirë, të duelosh me më të mirët. Të dueloj për titullin e kategorisë WBC do të jetë një nder për mua. Është një titull prestigjoz dhe synoj t’ia rrëmbej Fury atë titull me duart e mia”, tha Joshua.

Joshua do të duelojë fillimisht më 12 dhjetor ndaj bullgarit Kubrat Pulev. “Kur të vijë dita dhe momenti i duhur do të përballem me Fury”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat