Mike Tyson zbulon si përdorte “organin” e rremë për t’iu shmagur testit të drogave

Boksi

Mike Tyson zbulon si përdorte “organin” e rremë për t’iu shmagur testit të drogave

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 17:55
Mike Tyson

Legjenda e boksit Mike Tyson ka zbuluar së fundmi sesi ka përdorur një qese në formë penisi të rremë, për të evituar të dështonte në testin e urinës për drogat, në kulmin e karrierës së tij.

Tyson pranon në autobiografinë e tij të vitit 2013 sesi duhet të shtrëngonte në mes të kofshëve qesen me urinë të pastër nga familjarët e tij, që i ngjasonte një penisi, gjatë një periudhe në karrierën e tij kur përdorte rregullisht kokainë dhe marijuanë.

Duke folur me mediat lokale, ish-kampioni i botës thotë se ka përdorur urinën e ish-gruas së tij Monica Turner, madje edhe të fëmijës ,së tij për të evituar skualifikimin.

“Ishte i mrekullueshëm,” thotë Tyson për aparatin e falsifikimit. “Hidhja në të urinën e bebes time, ose të gruas, edhe pse nganëjherë kisha frikë se do të dilte pozitive nëse bënin testin e shtatzanisë. E kisha dëgjuar që kishte ndodhur edhe më parë me të tjerë”, shton ai.

Tyson pritet së fundmi të rikthehet nga pensionimi për një ndeshje në formë ekzibicioni kundër veteranit të boksit Roy Jones Jr në fund të muajit. Ai ka folur dhe për një rindeshje të mundshme me rivalin e tij të vjetër Evander Holyfield, ndaj të cilit ka humbur me zhurmë dy herë në vitet 1990-të.

I pyetur nëse do të donte të rindizte rivalitetin me Holyfield, Tyson tha: “Kjo është diçka që mund ta bëjmë nëse njerëzit e duan. Nëse nuk ka probleme, do më pëlqentë shumë ta bëja”.

Por rikthimi i Tyson në ring është kritikuar prej moshës së tij 54 vjeçare. Ai vetë thotë se nuk është i vjetër për të luftuar.

“I vjetër? Kjo fjalë për mua nuk ka kuptim. Kjo është çka ne duam të bjëmë. Nganjëherë zotët e luftës ringjallen, nuk do ta bëja nëse nuk do të isha i gatshëm, luftoj në ring nëse i përgatitur, nëse jo, nuk e bëj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat