Florian Marku, pas matjeve zyrtare: Nesër do ta bëj atë qe di ta bëj më së miri

Boksi

Florian Marku, pas matjeve zyrtare: Nesër do ta bëj atë qe di ta bëj më së miri

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 18:59
Florian Marku

Pas 11 muajsh stërvitje të vazhdueshme, Florian Marku do të rikthehet shumë shpejt në ringun e boksit.

Më 10 nëntor, boksieri shqiptar do të përballet me Muma Mweemb.

Përballja në fjalë garanton spektakël nga të dy boksierët.

Marku me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se është i gatshëm vetëm për fitore.

Gjatë ditës së sotme janë bërë edhe peshimet zyrtare dhe gjithçka ëstë gati për meçin e së martës.

“Peshimet zyrtare përfunduan me ndiqni nesër rreth orës 20:00 ne TringBT Sport edhe ITV. Nesër do bej atë qe di t bej me mirë. .Ju përshëndes te gjithëve dhe Faleminderit për t gjitha mesazhet”, shkroi ai në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat