Shqiptari si i çmendur, ja për sa e hodhi në tokë kundërshtarin

Boksi

Shqiptari si i çmendur, ja për sa e hodhi në tokë kundërshtarin

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 23:14
Shqiptari si i çmendur, ja për sa e hodhi në tokë kundërshtarin

Boksieri Florian Marku i jashtëzakonshëm, mund kundërshtarin për 1 minutë e 50 sekonda"!

I jashtëzakonshëm Florian Marku!

Luftëtarit shqiptar i janë dashur vetëm 1 mintutë e 50 sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez Muma Muemba në ring, duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afro 2 vjeçare.

“Bisha” shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme. Marku e hodhi dy herë në tapet, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin.

Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë.

Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte. Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 ndeshje të dueluara në ring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat