Nuk e ka firmosur kontratën

Boksi

Nuk e ka firmosur kontratën

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 11:50
Conor McGregor

Presidenti i UFC-së Dana White, ka hedhur poshtë zërat se është arritur marrëveshja për duelin mes Conor McGregor dhe Dustin Poirier. Kjo sfidë pritet të zhvillohet më 23 janar të vitit 2021, në eventin UFC-257 (ende nuk dihet nëse në Las Vegas apo Abu Dhabi).

Numri 1 i arteve marciale mikse tha se revanshi mes dy sportistëve është ende në dilemë dhe se zyrtarizimi i tij është ende larg. “Nuk është e vërtetë që ne kemi vendosur një datë dhe vend për atë duel. Dustin e ka firmosur kontratën, por Conor ende jo”, tha White.

“Ne ia kemi nisur vetëm sot kontratën irlandezit dhe ende nuk kemi marrë përgjigje prej tij. Pra, nuk kemi një marrëveshje.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, dueli mes tyre mund të zhvillohet më 23 janar në Abu Dhabi. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat deri atëherë”, tha Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat