Selektori i Kosovës, ia mbyllë keq gojën Zymberit: Shikoje klubin tuaj

Boksi

Selektori i Kosovës, ia mbyllë keq gojën Zymberit: Shikoje klubin tuaj

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 13:20
Selektori i Kosovës, ia mbyllë keq gojën Zymberit: Shikoje klubin tuaj

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Shefki Bogujevci, i kundërpërgjigjet ashpër kryetarit të Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, Musli Zymberit dhe njëherësh anëtarit të bordit të federatës, në fakt duke ia mbyllur edhe gojën!  Bogujevci i thotë merru me punën tua dhe shikoje klubin tuaj!

“Me vjen keq por Kampionati Evropian nuk është kampionat i mahallës dhe nuk mundet me shku boksieri pa asnjë meç, selektori bën përzgjedhjen e boksierëve që i sheh në ring jo në salla për salla janë trajnerët. 

Dhe i them Musli Zymberit t’i shikoj punët e klubit të vet, ku vet është kryetar, sekrerar, trajner etj. e jo të selektorit, se selektori bën përzgjedhjen nga meçet që i sheh në ring, ku dihet se selektori vite me radhë ka marrë në kampionate evropiane e botërore boksier nga Gjilani e nuk kanë arritur asnjëherë asnjë rezultat.
Boksierët nuk merren për hatër të askujt por sipas sukseseve të arritura ne ring.

Në qoftëse bëhet ndonjëherë Musli Zymberi selektor atëherë ai le të bën përzgjedhjen, se selektorit nuk i përzihet askush!”, reagon Bogujevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat