Kosova udhëton për në Budvë, synon medalje në Kampionatin Evropian 

Boksi

Kosova udhëton për në Budvë, synon medalje në Kampionatin Evropian 

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 15:44
Kosova udhëton për në Budvë, synon medalje në Kampionatin Evropian 

Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Budvë të Malit të Zi, ku do të mbahet (12-23 nëntor) Kampionati Evropian për të rinj.

“Ekipi i kombëtares në boks nesër udhëton për në Budvë, ku do të mbahet Kampionati Evropian për 17-18 Vjeçar.
Kosova përfaqësohet me këta boksier: 56 kg Luar Aliu, 64 kg Çlirim Berisha, 91 kg, Remzo Mustafiç, selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndajë drejtësinë.

Ekipi i kombëtares nga 3 nëntori gjendet në përgatitjet përfundimtare në Durrës dhe sot do të zhvillojë stërvitjen e fundit para nisjes në Budvë që do të udhëtojnë nesër së bashku me kombëtaren e Shqipërisë.

Selektori Shefki Bogujevci është i kënaqur me formën e boksierë, pret paraqitje të mirë dhe medalje nga boksierët tanë”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat