Boksierët e Kosovës mësojnë rivalët në Kampionatin Evropian 

Boksi

Boksierët e Kosovës mësojnë rivalët në Kampionatin Evropian 

Nga: Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 21:42
Latif Demolli dhe Shefki Bogujevci

U hodh shorti i Kampionatit Evropian U-17 dhe U-18, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

“56 kg Luar Aliu do boksoj kundër boksierit polak Materla Marcel, 64kg Çlirim Berisha për kundërshtar spanjollin Acosta Heredia Rafael, ndërsa 91 kg Remzo Mustafiq pati short të mirë dhe një xhiro shkon pa luftë dhe pret fituesin nga dueli Izraeli -  Mali i Zi, ku do boksoj në çerekfinale në luftë për medalje.

Nesër me 14 nëntor nga ora 18.00 në ring nga Kosova paraqitet vetëm Luar Aliu kundër boksierit nga Polonia”, njofton Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Selektori Shefki Bogujevci është optimist për rezultate të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat