Nate Diaz: Rekordi i Khabib është 29-1, shpulla ime vlen sa një humbje

Boksi

Nate Diaz: Rekordi i Khabib është 29-1, shpulla ime vlen sa një humbje

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 06:31
Nate Diaz, Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov nuk është tërhequr nga sporti i pamposhtur, me rekordin 29 fitore dhe 0 humbje. I këtij mendimi është Nate Diaz, një prej ikonave të këtij sporti, që thotë se Khabib është tërhequr me një humbje.

Diaz i referohet incidentit që ai dhë vëllai i tij Nick Diaz kanë patur me Khabib dhe stafin e tij në eventin World Series of Fighting (WSOF) në vitin 2015. Në atë event, Diaz mbështeste shokun e tij të ekipit Jakes Shields, ndërsa Khabib mbështeste kushëririn e tij Abubakar Nurmagomedov.

“Khabib e kam goditur një herë me shpullë në faqe. Këtë gjë ju e dini mirë. Nuk kam nevojë të dueloj me Khabib në kafaz, pasi e kam arritur një herë një fitore ndaj tij. Për mua le të ikë dhe të fshihet si një djalosh i mirë, por harroni rekordin 29-0. Ai rekord është 29-1”, tha Nate Diaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat