Aliu: Ëndrra shumëvjeçare për ti sjell Kosovës medalje nga ky kampionat mbaroj 

Boksi

Aliu: Ëndrra shumëvjeçare për ti sjell Kosovës medalje nga ky kampionat mbaroj 

Nga: K.G. Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 22:02
Aliu: Ëndrra shumëvjeçare për ti sjell Kosovës medalje nga ky kampionat mbaroj 

Boksieri Luar Aliu (56 kg) luftoi por nuk arriti që të kualifikohet më tej në Kampionatin Evropian për të rinjtë, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.  Aliu u ballafaqua me boksierin polak, Materla Marcel.

“Lamtumire EUBC Championship 2020. Sot në Kampionatin Evropian nuk arrita të shënoj fitore kundër boksierit nga Polonia, isha shumë i përgatitur por nuk ishte dita ime që të tregoj më të mirën time në këtë mundësi jetësore dhe ëndrra shumëvjeçare për ti sjell Kosovës medalje nga ky kampionat mbaroj këtu.

Desha t’ju falënderoj të gjithë atyre që me uruan suksese e që shpresonin në mua, Federatës së Boksit e selektorin Shefki Bogujevci për mundësinë e dhënë dhe trajnerët e mi Besim Brahimi e Marjola Sallauka për punën dhe përkushtimin e tyre.

Ju premtoj se unë do të vazhdoj me punë dhe përkushtim maksimal edhe më shumë se deri tani, nuk do të ndalem deri sa ti arrij majat e këtij sporti”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat