Pamje: Crawford e rreh Brookun me nokaut brutal, e mbron titullin e botës në WBO

Boksi

Pamje: Crawford e rreh Brookun me nokaut brutal, e mbron titullin e botës në WBO

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 11:16
Terence Crawford

Terence Crawford e ka mbrojtur titullin e botës në kategorinë gjysmë të mesme në WBO, pasi e mposhti Kell Brookun pas katër rundesh të shtunën në Las Vegas.

Ish-kampioni i botës në kategorinë gjysmë të mesme në IBF, Brook e mori një goditje dërrmuese nga dora e djathtë e amerikanit dhe mezi u çua në këmbë për ta vazhduar meçin në rundin e katërt.

Crawford ia dha një varg grushtesh britanikut sapo ai u çua në këmbët e veta, duke e detyruar gjyqtarin ta ndërpriste meçin.

Kjo fitore nënkupton se 33-vjeçari është i pamposhtur në 37 meçet e tij deri tani.

Ai nuk ishte futur në ring që prej dhjetorit të vitit 2019, derisa Brook ishte rrahur në shkurt 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat