Arsyeja pse Fury shtyu rikthimin

Boksi

Arsyeja pse Fury shtyu rikthimin

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 12:20
Fury

Pasi vendosi të mos duelojë më këtë vit, e ardhmja e boksierit britanik Tyson Fury është në dilemë. Boksieri britanik, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), nuk duelon që prej shkurtit të këtij viti, kur mundi amerikanin Deontay Wilder.

Ky i fundit pritet të jetë rivali i tij i radhës në ring, për të zhvilluar triologjinë mes tyre edhe pse kjo sfidë është përfolur mjaft muajt e fundit. Gjithsesi, kandidat është edhe britaniku tjetër, kampioni i botës në kategoritë IBF, WBA e WBO, Anthony Joshua.

Bob Arum, premotori i Fury, duke folur për vendimin për të shtyrë rikthimin në ring të britanikut vitin tjetër tha:

“Situata është pak e vështirë për shkak të pandemisë. Ne nuk mund të paguajmë një boksier nëse nuk ka të ardhura që vijnë nga tifozët dhe shitjet PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Ndaj dhe anuluam sfidën e këtij viti me Agit Kabayel”.

“Do të presim duelin mes Joshua dhe Pulev për të parë se cili do të jetë rivali i ardhshëm i Tyson Fury. Nëse fiton Pulev, atëherë do të kemi një revansh mes dy boksierëve dhe sfida mes Joshua e Fury nuk do të zhvillohet. Kjo i hap rrugën triologjisë mes Fury dhe Wilder”, tha Arum.

“Kjo triologji mund të zhvillohet në shkurt, në “Allegiant Stadium” të Las Vegasit, me 15-20 mijë tifozë në një stadium me 70 mijë vende. Mendojmë se deri atëherë pandemia do të jetë nën kontroll”, tha Arum.

“Nëse Joshua fiton duelin me Pulev do të bisedojmë me stafin e tij dhe mund të kemi dy duele mes dy boksierëve britanikë, siç është përffolur. Gjithsesi, të presim 12 dhjetorin, kur të zhvillohet sfida mes Pulev dhe Joshua”, tha Bob Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat