Gjyqtari nga Kosova që po habit Budvën, Evropa bën be në kokën e tij!

Boksi

Gjyqtari nga Kosova që po habit Budvën, Evropa bën be në kokën e tij!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 14:48
Latif Demolli, gjyqtari nga Kosova që po habit Budvën, Evropa bën be në kokën e tij!

Është nga gjyqtarët e vetëm në Kosovë që e ndanë drejtësinë në nivelin më të lart evropian!

Është fjala për Latif Demollin, që jeton dhe vepron në lagjen Kolovica të Prishtinës, që me sukses po referon në Kampionatin Evropian U-17 dhe U-18 në boks, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Jo vetëm kolegët e tij që po mburren në Kosovë dhe rajon me referimin e Demollit, por edhe Federata Evropiane e Boksit (EUBC) është shumë e kënaqur që ka një gjyqtar të këtij niveli nga Kosova dhe që besa po bëjnë be në kokën e tij.

Image

Demolli ka një përvojë të hatashme si gjyqtarë, tash e 36 vite ndanë drejtësinë, që nga liga e parë ish jugosllave (1984) dhe tani në nivelit më të lart ndërkombëtare, që gjithsesi është një frymëzim jo vetëm për brezin e ri por edhe të vjetër në Kosovë.

Image

Që nga 12 nëntori në Budvë po zhvillohet Kampionati Evropian, ndërsa Demolli i besohen meçet më të vështira. Ai me 22 nëntor do të ndajë drejtësinë në finale të Kampionatit Evropian U-17 dhe U-18, që është një reputacion i mirë jo vetëm për boksin por në përgjithësi Kosovën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat