Rikthehet në ring ndaj rivalit britanik

Boksi

Rikthehet në ring ndaj rivalit britanik

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 11:09
Rikthehet në ring ndaj rivalit britanik

Boksieri meksikan Saul Canelo Alvarez do të duelojë ndaj britanikut Callum Smith, një sfidë e vlefshme për titullin kampion bote në peshën super të mesme (kategoria WBA) që mbahet nga ky i fundit.

Palët kanë arritur marrëveshjen dhe sfida do të zhvillohet më 19 dhjetor në Las Vegas.

Canelo Alvarez (53 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime) është kampion i shumëfishtë i botës, ndërsa Smith nuk ka pësuar ende asnjë humbje në karrierën e tij (27 fitore, 0 humbje).

Ndaj, kjo parashikohet një sfidë e fortë dhe me rivalitet, mes dy boksierësh që gjithnjë kanë dhuruar spektakël në ring.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat