Azemi siguron të bronztën, tani lufton për finalen e madhe

Boksi

Azemi siguron të bronztën, tani lufton për finalen e madhe

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 13:14
Azemi siguron të bronztën, tani lufton për finalen e madhe

Boksieri i reprezentacionit te Maqedonisë së veriut, Ardian Azemi ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të Rinj (17 dhe 18) në Budva, Mali i Zi, pasi mposhti Duje Gacina të Kroacisë në çerekfinale me një vendim unanim të gjyqtarëve.

Kjo është një medalje historike, sepse Maqedonia nuk ka fituar një medalje në Kampionatin Evropian për 20 vjet, ndoshta më shumë. Azemi e bëri raundin e parë taktikisht mirë, ishte më aktiv dhe më preciz, sulmoi me kombinime të lidhura 1-2.

Ardiani vazhdoi me të njëjtën taktikë në raundin e dytë, dhe në fund mori dy goditje direkte, por hapi kundërshtarin.

Image

Në raundin e tretë Gacina u përpoq të përdorte krahët e tij më të gjatë dhe ishte më agresiv, por boksieri ynë me aftësi e amotoi atë. Gjatë raundit ata patën dy shkëmbime të ashpra goditjesh, dhe në fund Azemi ishte më i suksesshëm.

Në gjysmëfinale, Azemi do të takohet me boksierin rus Vladislav Komarov më 20 nëntor dhe nëse e mposht do të futet në finalen e madhe ku do luftoj për medaljen e artë. Me suksesin e arritur ka qen shumë i kënaqur edhe trajneri i tij, Naser Haruni i cili pret boksieri tij të vazhdoj me lufta të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat