Rudaj operohet me sukses dhe pret 2021 të jetë me suksese të mëdha

Boksi

Rudaj operohet me sukses dhe pret 2021 të jetë me suksese të mëdha

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 13:31
Rudaj operohet me sukses dhe pret 2021 të jetë me suksese të mëdha

Kampioni i botës ne disa versione në Muay Thai, Luan Rudaj, i cili me prejardhje është nga Malisheva, por që jeton dhe vepron në Zvicër para disa muajve i është ofruar një mundësi e madhe për të luftuar në vitin 2021 për dy tituj botëror pas atij që fitoj vitin e kaluar në “IPCC World Champion”, mirëpo fatkeqësisht gjatë përgatitjeve intensive ai u lëndua dhe për ta respektuar këtë marrëveshje u detyrua që të futet në një operim në këmbë, në një kohë kur e gjithë bota është në Pandemi dhe ku të gjitha aktivitet e mëdha janë anuluar.

“Situata aktuale e krijuar nga COVID-19 është një barrë dhe sfidë e madhe për të gjithë, prandaj luftimet e planifikuar u anuluan të gjitha deri në njoftimin tjetër.

Tani, do ta shfrytëzoj kohën për të rikuperuar gjurin në mënyrë që mund t'i përballoj luftimet e ardhshme për titull në vitin e ardhshëm pa ndonjë problem. Unë do të doja të falënderoj familjen, miqtë dhe të gjithë ata që më mbështesin”, tha Rudaj, duke shtuar se pas rikuperimit me stafin tij tani më ka hartuar edhe plan programin e përgatitjeve gjithmonë me kujdes të shtuar që sa më shpejt ti kthehet ringut dhe respektimit të marrëveshjes për të luftuar për titullin.

Ndryshe, para lëndimit ai përgatitjet i zhvillonte në klubin e tij në Zvicër si dhe në Kosovë e Shqipëri, ndërkohë që në ditët në vijim do të del edhe me një video Klip nga stërvitjet intensive që i ka pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat