Tyson: E kafshova në vesh pasi doja ta vrisja

Boksi

Tyson: E kafshova në vesh pasi doja ta vrisja

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 11:44
Tyson: E kafshova në vesh pasi doja ta vrisja

Mike Tyson ka rrëfyer se në duelin e dytë ndaj Evander Holyfield e kafshoi rivalin e tij në vesh pasi donte që ta vriste atë. “Iron Mike” donta ta kryente këtë veprim pas goditjeve në kokë që kishte marrë më herët në ring nga rivali i tij.

Holyfield i kishte dominuar raundet e para dhe më pas papritur bërtiti kur Fury i kafshoi veshin, duke i këputur një copë. Tyson u penalizua fillimisht me 2 pikë dhe më pas u skualifikua, duke e humbur atë sfidë.

Ajo ishte sfida e parë e peshave të rënda në 50 vite boks që mbyllej me një skualifikim.

“E kafshova pasi doja që ta vrisja. Isha i inatosur me faktin se ai më godiste hera-herës me kokë dhe koka ime më dhimbte. Gjatë duelit për pak sa nuk humba ndjenjat. Më nxorri krejtësisht jasht planit tim të duelit”, tha Mike Tyson.

I pyetur nëse këtë gjest do ta bënte sërish, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë shprehet: “Jo, kurrë më. Gjithsesi, nëse dueloj sërish me Holyfield dhe ai do të sillet me mua në ring njësoj si herën e fundit, duke më goditur me kokë, atëherë do ta kafshoja sërish”.

Mike Tyson do të rikthehet në ring më 28 dhjetor, 15 vjet nga sfida e tij e fundit. 54-vjeçari do të duelojë ndaj Roy Jones Jr, një duel “show” me 8 raunde në Los Anxhelos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat