Turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, pa Rrustem Konjuhin dhe Latif Demollin 

Boksi

Turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, pa Rrustem Konjuhin dhe Latif Demollin 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 17:41
Turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, pa Rrustem Konjuhin dhe Latif Demollin 

Turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” në boks, kësaj radhe do të organizohet pa dy gjyqtarë të rryer, Latif Demolli dhe Rrustem Konjuhi. 

I pari është duke referuar në Kampionatin Evropian për të rinjtë, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi, ndërsa i dyti askush nuk e di arsyen pse nuk është përfshirë në listë apo për shkaqe objektive, sigurisht e ka mbushur normën edhe për pension dhe po përgatitet edhe një mirënjohje e madhe për të nga Federata e Boksit të Kosovës, për kontributin e madh që ka dhënë në vitet e 80-ta, të 90-ta dhe në 20 vitet e fundit të pasluftës.

Sigurisht se, mungesa e Demollit dhe Konjuhit, do të jetë një hendikep i madh për turneun, megjithatë kolegët e tyre zotohen se do t’i zëvendësojnë me pedanteri dhe do të kryesojnë punën ashtu si iu ka hije. 

Për herë të parë, mungojnë dyshja e famshme e boksit, gjyqtarët më eminent që ka Kosova ndër vite. Vitin e kaluar Demolli ka qenë i pari, Konjuhi i dyti, sivjet nuk janë asnjëri!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat