Haxhi Krasniqi emocionon: Vendi im ishte i shkatërruar

Boksi

Haxhi Krasniqi emocionon: Vendi im ishte i shkatërruar

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 18:35
Haxhi Krasniqi emocionon: Vendi im ishte i shkatërruar

Haxhi Krasniqi u shpall kampion i botës në kategorinë WBO dhe IBO në boks pas fitores ndaj Dominic Boesel javë më parë.

Boksieri nga Juniku në një intervistë me "BoxingNewsOnline" ka zbuluar për vështirësitë që ka pasur për të arritur sukseset e sotme.

"Jeta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Unë isha vetëm fëmijë kur vendi im ishte i shkatërruar", e nis bisedën boksieri shqiptar.

Ai ka folur edhe për fillet e tij në karrierë, si 17-vjeçar kur nisi të stërvitej në Mynih.

"Kam filluar të stërvis në një palestër të vogël në Mynih në vitin 2005 kur isha 17-vjeçar.

Muaj më vonë kam shikuar disa boksierë dhe i kam thënë se mund të bëhem boksier më i mirë se ata. Më pas unë debutova si profesionist më 20 tetor 2005, pa asnjë përvojë në boksin amator", tregon më tej Krasniqi.

"Muhamad Ali është boksieri im i preferuar, sepse ai ka pasur zemër të madhe brenda dhe jashtë ringut", vlerësoi Krasniqi.

Kurse, për meçin më të mirë që ai e ka parë, Krasniqi tha:

"Floyd Mayweather - Manny Pacquiao, sepse të dy boksierët ishin shumë të zgjuar dhe të shpejtë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat