Usyk presion kampionit të botës

Boksi

Usyk presion kampionit të botës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 14:56
Usyk presion kampionit të botës

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij (18 fitore, 0 humbje), vijon të këmbëngulë se vitin e ardhshëm duhet të përballet me Anthony Joshua. Ukrainasi është i mandatuar nga WBO për të dueluar me kampionin e këtij divizioni, që është pikërisht Joshua.

“Usyk është gati të rikthehet në ring në prill të vitit 2021. Deri atëherë edhe Joshua do të ketë kohën e mjaftueshme për të dueluar sërish. Usyk është i mandatuar dhe Joshua duhet të mbajë premtimin.

Nëse JO, atëherë britaniku duhet të japë krahun dhe të nxjerrë titullin vakant”, tha Aleksander Krassyuk, promotori i Usyk.

Joshua ka një duel ndaj bullgarit Kubrat Pulev më 12 dhjetor dhe nga kjo sfidë varet e ardhmja e tij dhe e kategorisë WBO. Në rast se britaniku e humbet sfidën apo e nxjerr vakant titullin e kësaj kategorie, atëherë Usyk mund të përballet me Daniel Dubois.

Gjithsesi, ukrainasi vijon të ushtrojë presion që të të përballet me Joshua, një sfidë që do të sjellë më shumë të ardhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat