Ndryshime në çastet e fundit: Tyson dhe Jones Jr refuzojnë rregullat

Boksi

Ndryshime në çastet e fundit: Tyson dhe Jones Jr refuzojnë rregullat

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:22
Mike Tyson dhe Roy Jones Jr.

A do të rrëzojnë njëri-tjetrin apo jo?

Kjo është pyetja më e madhe që e ka rrethuar duelin bamirës në mes të Mike Tysonit dhe Roy Jones Jr.

Dy legjendat e boksit kanë rëndë dakord që të luftojnë për tetë raunde, mirëpo nuk janë pajtuar që një raund të zgjasë dy minuta dhe jo si normalisht tre.

Tyson dhe Jones Jr kanë kërkuar që meçi të jetë tre minuta dhe të përcaktohet fituesi, pasi sipas tyre, ky duel me këto rregulla do të ishte më femra dhe jo për ta.

1# Raundet

Tashmë është e ditur se do të ketë tetë raunde me nga dy minuta, mirëpo të dy boksierët janë të pakënaqur me një gjë të tillë.

Tyson ka thënën: ” Unë jam i sigurt që ata kanë arsye të tjera, vetëm femrat luftojnë dy minuta”.

“Kjo më dhemb mua më së shumti, pasi nuk jam vetëm unë në ring, mirëpo nuk jam këtu për të folur. Unë jam thjesht i lumtur që po ndodhë një gjë e tillë”.

Jones Jr më pas shtoi: “Unë jam aspak i lumtur, kjo gjë është për femrat. Pse të zhvillojë raunde me nga dy minuta? Ne nuk jemi femra, ne jemi dy më të mirët në histori të boksit”.

“Pse duhet ta shkurtoi në dy raunde, nuk ka asnjë problem për mua ose për atë (Tysonin), i mashtrojmë tifozët e ngazëllyer”.

“Do ishte më e dobishme ta mbanin tre minuta një raund”, ka shtuar më tej ai.

2# Dorëza të mëdha dhe jo mbrojtëse për kokë

Tyson dhe Jones nuk do të mbajnë mbrojtëse në kokë, mirëpo do të kenë dorëzya më të mëdha se sa ato të zakonshmet që përdoren në boksin modern. Kjo bëhet për shkak që nëse nokautohet njëri nga ta, mos të ketë lëndime të rënda.

3# Nokaut dhe rrëzim

Ka pasur një konfuzion të madh nëse Tyson dhe Jones Jr do të lejohen të rrëzojnë njëri-tjetrin.

Të dy boksierët kanë këmbëngulur se ata po e trajtojnë këtë si një luftë ‘të vërtetë’, por Komisioni Atletik i Shtetit të Kalifornisë, i cili e ka sanksionuar atë, këmbënguli se do të ishte si një seancë stërvitëse dhe se gjyqtari do të ndërhynte nëse meçi bëhet shumë i dhunshëm.

Por, që nga ai njoftim, organizatorët e ngjarjes kanë këmbëngulur që lejohen goditjet, të cilat mund të jenë të lejuara.

4# Pikët dhe fituesi

Përsëri, CSAC këmbënguli se lufta nuk do të kishte pikë dhe se nuk do të shpallet asnjë fitues – por ata përsëri gabuan.

WBC janë përfshirë vetë në këtë periudhë dhe do të shënojnë në distancë me tre ish-kampionë – Christy Martin, Vinny Pazienza dhe Chad Dawson.

Rezultati do të shpallet dhe një rrip do t’i paraqitet fituesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat