Ish ylli i NBA-së pëson nokaut brutal, mbetet i shtrirë në dysheme

Boksi

Ish ylli i NBA-së pëson nokaut brutal, mbetet i shtrirë në dysheme

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:14
Ish ylli i NBA-së pëson nokaut brutal, mbetet i shtrirë në dysheme

Jake Paul disa herë e rrëzon në dysheme ish yllin e basketbollit të NBA-së, Nate Robinson! Në rundin e dytë, Robinson pëson nokaut brutal dhe bie në tokë si pula pa kokë, madje disa sekonda nuk lëviz fare.

Ai pësoi një nokaut të rëndë në raundin e dytë.

Nga minuta 8 e 45 sekonda mund shikoni nokautin.
Në një nga parapërgatitjet për meçin midis Mike Tyson dhe Roy Jones Jr. Robinson provoi dorën e tij në sportin e ri kundër Jake Paul, por pa sukses. 

Paul e rrëzoi atë dy herë në raundin e parë, pastaj dy herë në të dytin, dhe shumë thonë se gjyqtari duhej ta kishte ndaluar meçin më herët sepse rënia e Robinson në tokë me të vërtetë dukej brutale.

Në rrjetet sociale, ata përqeshën 36-vjeçarin Robinson, veçanërisht ish-kolegët e tij nga liga NBA, të cilët u ankuan se tani të gjithë do të dëshirojnë të bëjnë boks me basketbollistë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat